Ballina Rajoni Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

Taksistët në Greqi njoftojnë grevë 48 orëshe, transport vetëm për spitalet

3
0

Sindikata e Shoferëve të Taksive të Atikës në Greqi, (SATA), njoftoi një grevë 48-orëshe, nga ora 6 e mëngjesit të së martës, më 9 shtator, deri në orën 6 të mëngjesit të së enjtes, më 11 shtator.

Sipas njoftimit të SATA-s, gjatë grevës do të ofrohet vetëm transporti për në dhe nga spitalet. Taksitë në gatishmëri do të mbajnë shenja të posaçme në pjesën e përparme të automjeteve, informon “Protothema”.

“Lufta që po bëjmë është një luftë për mbijetesë për shoferët profesionistë të taksive. Ne kërkojmë mirëkuptimin dhe mbështetjen e publikut të pasagjerëve, pasi kërkojmë kushte që sigurojnë funksionimin e qetë dhe të drejtë të shërbimit tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj”, thotë SATA në një lajmërim publik që ka bërë.

Ata ankohen për mungesën e kushteve dhe deri te konkurrenca e pandershme.