Një 53-vjeçar është arrestuar në Mirditë teksa u kap në flagrancë duke u kujdesur për 85 bimë narkotike kanabis të mbjella në nja parcelë në fshatin Ndërfanë.
I arrestuari Petrit Luli është banues në Durrës, ndërsa u arrestua në fshatin Ndërfanë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
“Mirditë / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë operacionit, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike që kishte kultivuar në një parcelë në fshatin Ndërfanë, një 53-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Ndërfanë, njësia administrative Mirditë, u zbulua një parcelë me 85 bimë të dyshuara narkotike, të llojit cannabis sativa.
Autori i dyshuar, shtetasi P. L., 53 vjeç, banues në Durrës, u kap në flagrancë duke u kujdesur për bimët narkotike.
Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.