Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen ka komentuar sulmet e fundit ruse në Ukrainë, duke thënë se Moska po shpërfill diplomacinë dhe vret njerëz akoma më shumë.
Von der leyen shton se Evropa mbështet Kievin, ndërsa shton se do të rrisin presionin ndaj Moskës me më shumë sanksione.
“Mbrëmë, Rusia nisi një nga sulmet më të mëdha me raketa dhe dronë kundër Ukrainës, duke synuar si ndërtesat qeveritare ashtu edhe shtëpitë e civilëve.
Edhe një herë, Kremlini po shpërfill diplomacinë, po shkel ligjin ndërkombëtar dhe po vret pa dallim. Evropa e mbështet plotësisht dhe do të vazhdojë ta mbështesë Ukrainën.
Ne po forcojmë forcat e armatosura ukrainase, po krijojmë garanci të qëndrueshme sigurie dhe po shtrëngojmë sanksionet për të rritur presionin ndaj Rusisë. Vrasjet duhet të ndalen”, tha Von der Leyen.