Ballina Kronika Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, 14 persona...

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi në Malësi të Madhe, 14 persona të arrestuar

18
0

Policia e Shkodrës ka zhvilluar një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, janë gjetur dhe sekuestruar 1000 fara kanabis, 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë u shpallën në kërkim. Personat e arrestuar janë: Elez Çulaj, Muho Culaj, Fatmir Senaj, Drita Senaj, Rezarta Jacaj, Kujtim Laçaj, Elfajed Halaj, Agron Laçaj, Adrian Çekaj, Gjelin Çekaj, Miranda Çekaj, Pjetër Çekaj, Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Autoritetet po vijojnë punën për arrestimin e 10 personave të shpallur në kërkim ndërsa nën hetim janë marrë dhe L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe  veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara   12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709  kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje  dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve intensive  dhe  veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe,  arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u  proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 957 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe  4643 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje  dhe në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.