Ballina Sport Anglia perfekte, “mbretëron” në krye, tani Serbia e sfidon në Beograd

Anglia perfekte, “mbretëron” në krye, tani Serbia e sfidon në Beograd

17
0

Me Shqipërinë në kërkim të identitetit të humbur dhe mbi të gjithë në kërkim të pikëve, Anglia dhe Serbia, dy rivalët e tjerë në Grupin K vijojnë me hapa të sigurt ecurinë e tyre në kualifikueset e Botërorit.

“Tre Luanët” e Tuchel janë perfekt, të paktën në shifra. Pavarësisht se nuk janë brilant në lojë, nuk janë dominues, Anglia e tij di të fitojë. 4 ndeshje 4 fitore, 12 pikë të plota dhe kreu i Grupit K. Në këto 4 ndeshje, ishullorët kanë shënuar 8 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.

Me 7 pikë në 3 ndeshje, edhe Serbia ndodhet në kushte komode në Grupin K. Edhe pse me një ndeshje më pak se Shqipëria, Serbia renditet në vendin e dytë, plus 2 pikë në raport me kuqezinjtë. Në 3 ndeshje, Serbia ka shënuar 4 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Më 9 shtator, ditë në të cilën Shqipëria do të pres në “Air Albania” ekipin e Letonisë, Serbia pret Anglinë, një ndeshje e rëndësishme që pritet të thotë shumë mbi fatet e këtij grupi.

Sigurisht, me Anglinë e cila po zhvillon një grup më vetë, objektivi i ekipeve të tjera është të sigurojnë vendin e dytë për të qëndruar në lojë në kualifikueset e Botërorit.