Ballina Opinion Bashkia Shkodër, më e rëndësishmja elektoralisht deri më 2027

Bashkia Shkodër, më e rëndësishmja elektoralisht deri më 2027

14
0

Nga Eduard Zaloshnja 

Më 11 maj 2025, PS-ja pati një epërsi elektorale që renditej nga e madhe në gjigande në territorin e 55 bashkive (nga 61 gjithsej). Me përafërsi, mund të parashikohet qysh sot se PS-ja do të ketë kryebashkiakët e saj më2027 në 54-56 bashki. Por Bashkia Shkodër do të jetë më e rëndësishmjandër to – për arsye historike të mirëditura…

Më 2023, Benet Beci mori 34.5 mijë vota në Bashkinë Shkodër, përkundër 22.8 mijë votave të Bardh Spahisë. Por ndërkohë, Beci u përkrah nga pothuaj 13 mijë votues të PSD-së atje.

Më 2025, PS-ja mori 22.8 mijë vota në territorin e Bashkisë Shkodër – pa llogaritur votat e emigracionit. Nga ana tjetër, PD-ASHM mori 24.2 mijëvota. Kurse PSD mori rreth 6700 vota. Gjë që tregon se përkrahja e PSD-së mund të jetë vendimtare numerikisht për një mandat të dytë të Benet Becit.

Nuk dihet se çfarë pozicioni politik do të ketë PSD-ja deri më 2027, por nëqoftë se kjo parti nuk e përkrah Becin, rezultati elektoral në BashkinëShkodër mund të varet nga fillimi i autostradës Milot-Shkodër (me start Milot-Balldren, por me theksin që do të përfundojë eventualisht nëShkodër). Berisha e filloi rrugën Qukës-Qafë Plloçë me synimin që të fitonte në Qarkun Korçë më 2013 (e dimë si përfundoi ajo histori), në vend që të fillonte autostradën Milot-Shkodër (zonë që e kosnsideronte se e kishte në xhepin e vet elektoral).

Gjithashtu, rezultati elektoral në Bashkinë Shkodër mund të varet edhe nga suksesi i shtetit në luftën kundër krimit të organizuar atje. Atentatet mafjoze si këto të fundit duhet të mos përsëriten më, që elektorati i atjeshëm ta ndjejë se jeta e qytetit do të ketë vetëm shqetësimin e rrugëve të pastra, furnizimin me ujë, gjelbërimin e lulishteve, etj…