Partia Demokratike ka njoftuar mbledhjen e Kryesisë të mërkurën, e para pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat opozita i ka cilësuar si një “farsë zgjedhore”.
Sipas njoftimit zyrtar, në mbledhje do të diskutohet vendimmarrja e PD-së lidhur me qëndrimet që do të mbajë opozita, si dhe zhvillimet më të fundit politike në vend.
Kjo mbledhje pritet të shënojë pozicionimin e parë zyrtar të strukturave të PD-së pas zgjedhjeve dhe para nisjes së Legjislacionit të ri, dalë nga votimet e 11 majit.
Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot datën 12 shtator si nisjen e Legjislacionit të ri parlamentar, duke dhënë mesazhet e tij për mazhorancën dhe opozitën.
Ndërsa pritet që një ditë më herët, kryeministri Rama të bëjë publike emrat e ministrave të qeverisë së re, në mandatin e tij të katërt në krye të mazhorancës.