Ballina Aktualitet DURRES/ ‘Banorët e lagjes nr. 3 kundërshtojnë shpronësimet’, Berberi: Proces i padrejtë...

DURRES/ ‘Banorët e lagjes nr. 3 kundërshtojnë shpronësimet’, Berberi: Proces i padrejtë dhe pa transparencë, çmimet nën vlerën reale të tregut

48
0

Orest Berberi, anëtar i kryesisë së FRPD në Durrës, në një lidhje direkte për emisionin “Kafe Shqeto”, ka ngritur shqetësimin për projektin e shpronësimeve që prek lagjen nr. 3 të qytetit, një nga lagjet më historike dhe autentike të Durrësit.

Sipas Berberit, ky projekt, i cili po zbatohet nga Bashkia Durrës në bashkëpunim me qeverinë dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), parashikon shembjen e banesave të dhjetëra familjeve autoktone të kësaj zone.

Ai tha se është hartuar një listë me 99 emra banorësh që do të shpronësohen, ndërsa shuma e ofruar si kompensim është shumë më e ulët se çmimi real i tregut për truallin dhe banesat.

Berberi theksoi se banorët janë të shqetësuar për fatin e tyre, pasi sipas tij nuk është zhvilluar asnjë dëgjesë publike dhe asnjë negociatë me ta.

“Banorët nuk janë informuar zyrtarisht nga Bashkia. Ata janë njohur vetëm përmes rrjeteve sociale dhe publikimit në Fletoren Zyrtare ku figurojnë emrat e tyre. Kjo ka shkaktuar pasiguri dhe revoltë, pasi shumë prej tyre nuk janë dakord me shembjen, por kërkojnë ruajtjen e lagjes në mënyrë autentike, si pjesë e identitetit historik të qytetit,” deklaroi Berberi.

Sipas tij, projekti fillimisht kishte qëllim mbrojtjen e Amfiteatrit Antik, por më pas është zgjeruar dhe ka përfshirë ndërtime të reja në bashkëpunim me AADF, gjë që ka shtuar shqetësimet për transparencën dhe mënyrën e zbatimit.

Ornest Berberi:

“Unë jam banor i lagjes nr. 3 të qytetit të Durrësit, lagjja më historike e këtij qyteti autentik ku jam njohur me vlerat e shpronësimeve të qytetarëve të cilët do të shpronësohen sipas projektit të krijuar nga vendimi i Këshillit të Ministrave, bashkë me bashkinë e qeverinë, Ministrinë e AADF dhe bashkëpunimit të Bashkisë Durrës.

Janë bërë një listë me qytetarët e Durrësit prej 99 emrash, të cilët do të shpronësohen sipas këtij projekti nga shtëpitë e tyre, të cilat janë automatikisht për shembje dhe ajo që vihet re në këtë shkresë e listës emërore të banorëve që preken është shumë e pakët dhe çmimet e referencës që janë përdorur për shpronësimet e banesave, truallit që janë nën çmimin real të tregut.

Ka edhe banorë të kësaj zone që janë në kundërshtim me këtë projekt dhe këtë vendim të qeverisë dhe Bashkisë së Durrësit, të cilët nuk janë dakord me shembjen e banesave, por ruajtjen në mënyrë autentike të këtij qyteti ku janë dhjetëra qytetarë autoktonë që jetojnë këtu.

Ajo që vihet re është procedura që Bashkia ka ndjekur për këtë proces. Ata nuk kanë bërë asnjë dëgjesë me banorët, asnjë negociatë me banorët, nuk kanë informuar as zyrtarisht banorët dhe ata janë njohur përmes rrjeteve sociale si dhe kanë parë vendimin e ministrave të botuar në Fletoren Zyrtare ku është bërë shpronësimi i banesave. Banorët kanë parë këtu emrat e tyre dhe janë të shqetësuar për fatin e tyre dhe çfarë do të ndodhë me banesat.

Si fillim ka nisur si një projekt për të mbrojtur amfiteatrin në lagjen sipër, ku më pas është bërë bashkim projekti ku është përfshirë edhe AADF dhe ajo që vihet re janë problematikat me procedurat dhe me projektin”.