Ballina Kronika Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër – Ky është Erogen...

Dyshohet se ishte shënjestra e atentatit në Shkodër – Ky është Erogen Vaso, vëllai i Denis Bajroviç

28
0

Ky është Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, 43 vjeçari që mbeti i plagosur në atentatin me armë zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në Shkodër, i cili dyshohet se ishte edhe shënjestra.

43-vjeçari është anëtar i grupit të Bajrave dhe vëllai i Denis Bajrit (Bajroviç), i akuzuar për vrasjen e Gjin Ndojit në vitin 2020 në Shkodër.

Për momentin, Vaso ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital dhe gjendja e tij shëndetësore është raportuar si e stabilizuar.

Nga atentati mbetën të vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa një vajzë 25-vjeçare u plagos lehtë.

Policia ka arrestuar menjëherë pas ngjarjes autorin e dyshuar, Rakip Gila, një tjetër emër i njohur për drejtësinë, i cili rezulton të jetë arrestuar edhe në vitin 2023 për mbajtje pa leje të armatimit dhe pajisjeve të përdorura nga grupet kriminale.