Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku një 65-vjeçare ka tentuar të vetvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh në banesë.
Aktualisht ajo po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë:
Pogradec/Më datë 07.09.2025, shtetasja F. B., 65 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh, në banesë. Aktualisht po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.