Ballina Politika Ish-e dashura e McGonigal: Charles donte te futej te pastrimi i parave...

Ish-e dashura e McGonigal: Charles donte te futej te pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës! FBI u interesua për foton e tij me Edi Ramën

27
0

Dosja e përgatitur nga Ministria e Drejtësisë në SHBA për ish-agjentin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, vazhdon të jetë argument kryesor në median tradicionale dhe atë sociale në Amerikë.

Ish-e dashura e McGonigal, Allison Guerriero, në një postim në X, tregon se përse e ka publikuar foton e McGonigal me Edi Ramën.

Po ashtu ajo thotë se kishte dyshime se McGonigal donte të futej tek pastrimi i parave të drogës përmes Tiranës.

“Charles McGonigal ka bërë shumë më tepër gjëra nga ç’kam treguar ndonjëherë dikujt. Thuhet se tani është kthyer në një hetim spiunazhi. Të shohim si do shkojnë gjërat.

Kur Charlie u kthye nga ai udhëtim në Londër, erdhi direkt nga aeroporti në spital pas mastektomisë sime të dyfishtë. Dy a tre javë më vonë, gjatë një udhëtimi me makinë ku më çonte nga Nju Jorku në Nju Xhersi, filluan dyshimet e mia se kjo ishte shumë më tepër sesa thjesht marrje ryshfeti.

Atë udhëtim me makinë e regjistrova me iPhone-in tim. Prandaj, le t’i lëmë hetuesit të hetojnë dhe të shohim ku do të dalë kjo punë…

Do të them vetëm që Charlie tha shprehimisht: ‘Kam një pistë të mirë për sanksione’ dhe ‘A po merret ndokush në DEA me financimet e paligjshme të Hezbollah-it’.

M’u duk e çuditshme pse e bëri atë pyetje për Hezbollah-in, pasi kishte shumë zhurmë rreth mbylljes së Projektit Cassandra, ndaj nuk e kuptoja pse pyeste për këtë.

Unë besoj se ai donte të futej tek pastrimi i parave të drogës që kalonin përmes Tiranës. Por nuk jam e sigurt.

Videoja u përdor nga Charlie si provë kundër meje kur ai mori urdhrin e mbrojtjes. Unë nuk kërkova kurrë ta hiqja atë urdhër mbrojtjeje në Nju Xhersi, sepse e dija që meqë ishte pjesë e dosjes gjyqësore, do të mbetej aty derisa (nëse) të më duhej ndonjëherë ta merrja për ta përdorur si provë.

Charlie gjithashtu përfshiu në atë urdhër se unë kisha postuar një foto të tij me Edi Ramën. Po, e kisha bërë. Kisha taguar FBI dhe FBI Nju Jork, por më pas u detyrova ta hiqja nga Twitter. Postimi vetë m’u tregua nga agjenti special Robert Shaw, i cili më shërbeu urdhrin për paraqitje para Gjykatës së Madhe dy vite më vonë. Pra, FBI e kishte gjithmonë atë postim. Ata nuk bënë asgjë me postimet e tjera që kisha bërë në rrjete sociale.

Unë ato postime i bëra thjesht për ta detyruar Charlie-n të më çonte në gjykatë. Sepse sa herë përpiqesha ta denoncoja, më bllokonin, dhe më pas filloi hakmarrja ndaj meje rreth mes/verës së vitit 2018. Pra, nëse bëhet një kërkesë për transkriptet dhe provat nga urdhri i parë i mbrojtjes në Morristown, NJ, atëherë FBI do ta ketë atë video, e cila është pjesë e dosjes gjyqësore,” shkruan ajo.