Ballina Politika “Kabineti Rama 4″/ Endri Shabani i “shkel syrin” Edi Ramës: Nuk ka...

“Kabineti Rama 4″/ Endri Shabani i “shkel syrin” Edi Ramës: Nuk ka rëndësi kush do jenë ministrat në qeveri, integrimi europian…

29
0

Endri Shabani, kryetar i Nisma Thurje, gjatë një interviste për News 24, ka deklaruar se është optimist për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

I pyetur për kabinetin e ri që Rama pritet të shpalosë, Shabani u duk se i kishte harruar denoncimet e shumta që ka bërë ndaj kryeministrit, duke e quajtur “të provuar në korrupsion” dhe deklaroi se nuk ka shumë rëndësi se kush do të jetë në qeveri, por rëndësi ka të punojnë për integrimin europian!

Ndërkohë që për opozitën, deklaroi se lufton për kauzat e së shkuarës.

“Për mua nuk ka rëndësi se kush është (në qeveri) por çfarë do të bëjnë. Unë shpresoj që me këtë mandat që kanë marrë, të zbatojnë atë premtim për të cilin kanë fituar zgjedhjet. Pra, Edi Rama në fushatë, dilte me pasaportën europiane. Për sa kohë punojnë për integrimin europian nuk ka rëndësi se kush janë aty. Për sa kohë nuk punojnë për integrimin europian, sërish nuk ka rëndësi se kush do të jetë aty. E shoh që media ka interes si Big Brother, kush po hyn dhe kush po del. Ndërkohë, për mua nuk ka rëndësi emrat, por çfarë do të bëhet realisht, a do të luftohet korrupsioni në arsim? A do të jepet mundësia të rinjve të integrohen në funksione të ndryshme, përfshirë Universitetet? A do të krijohen shanse të barabarta për çdo fëmijë pavarësisht se cilin ka prind? Këto janë të rëndësishme.

Shpesh e shoh që vëmendja nuk është te objektivat por emrat. Kemi harxhuar kohë me zgjedhjet dhe nuk kemi dëgjuar çfarë do të bëjë qeveria e re. Është një qeveri tjetër. Kush është axhenda? Do t’i japim gjithë këto taksa qeverisë së re, pavarësisht se është e njëjta parti, i njëjti kryeministër, është një kabinet i ri me mandat katër vjeçar. Çfarë do të bëjnë ata me këto para që do ju japin? Ky duhet të jetë thelbi i shqetësimit.

Opozitën e shoh që po tenton të luftojë beteja të shkuara. Në vend të fokusohet te roli që duhet të luajë në të ardhmen, jemi endenë 11 maj. Thelbi është çfarë duhet të ndodhë pas 11 shtatorit, 11 maji iku, PD po hyn në parlament, forcat e reja po hyjnë në parlament, të gjithë e kanë pranuar rezultatin. Roli i çdo aktori opozitar duhet të jetë për të dhënë një alternativë. Është shumë e rëndësishme, sepse me forcë përballë kësaj partie nuk fitohet, por mund të fitojmë me legjitimitet, me alternativë dhe vizion.

Berisha është deri diku i parashikueshëm, Rama ka 12 vjet në pushtet, nuk shoh dhe pres të ndryshojë ndonjë gjë e madhe. Kam ndjesi optimizmi për integrimin europian. BE ka vendosur që ky rajon të integrohet brenda 2030, nëse nuk bëjmë ndonjë gabim të madh, me shumë gjasë do të jemi pjesë e BE”, tha Shabani. /alfapress