Ballina Kronika Masakra në Shkodër/ Momenti kur policët ndjekin autorin afër lumit Kir! Gila...

Masakra në Shkodër/ Momenti kur policët ndjekin autorin afër lumit Kir! Gila i arrestuar më parë, ndihmonte grupet kriminale me armë

15
0

Disa efektivë me armë në duar kanë ndjekur autorin deri në lumin Kir, ku dhe e kanë vënë në pranga.

Teksa ishte në lëvizje me motor, Gila qëlloi më breshëri plumbash në lokalin ku gjeti vdekjen e menjëhershme Armando Pali. Më pas autori arriti që të largohet me një automjet tip BMW ngjyrë gri, me të cilin u aksidentua në dalje të qytetit teksa po tentonte t’i ikte policisë.  Pas aksidentit ka tentuar që të ikë në këmbë drejt lumit Kir, por është kapur nga forcat Shqiponja.

Gila nuk është një person i panjohur për policinë. . Në dhjetor të vitit 2023, Gila është vënë në pranga si i dyshuar që furnizonte grupet kriminale me armë dhe materiale të ndryshme.

Gjatë arrestimit të tij në vitin 2023, Gilës i janë gjetur 2 maska, 3 paruke, 7 jelekë antiplumb dhe kokore metalike si të Policisë, armë gjahu, municion luftarak dhe sende të tjera që dyshohet se do të përdoreshin nga grupe kriminale, për të kryer krime kundër personit dhe pronës.

Gjithashtu, të riut i janë gjetur edhe 1 kavanoz dhe 13 pako të mbushura me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe një sasi tjetër e kësaj lënde, e ndarë në doza.

Ndërkohë rreth orës 11:00 trupi i viktimës, Armando Pali është hequr nga vendi i ngjarjes për tu dërguar në morg për të bërë autopsinë.

Masakra ne Shkoder, 8 shtator 2025

Viktima

Armando Pali – Punonjws i IMT

Liridon Kraja (Lushi), 31 vjeç

I plagosur

Erogen Vaso (Brajoviq), 43 vjeç, – vellai i Denis Brajoviç

Meri Kaceri, 25 vjeçe

Autori i arrestuar
Ragip Gila