Është botuar në Fletore Zyrtare një udhëzim të përbashkët të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Ministrisë së Financave, i cili përcakton tarifat dhe mënyrën e përdorimit të tyre për shërbimet e ofruara nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore (IKTK).
Sipas këtij udhëzimi, tarifat vlejnë për shërbime që lidhen me lejet e ndërhyrjes në pasuri kulturore materiale, mbikëqyrje dhe gërmime arkeologjike, si dhe shërbime të tjera teknike.
Të ardhurat e mbledhura nga tarifat shpërndahen në dy mënyra:
•100% në buxhetin e shtetit për disa kategori shërbimesh;
•90% në buxhetin e IKTK-së dhe 10% në buxhetin e shtetit për shërbime të tjera, si mbikëqyrje, gërmime dhe sondazhe arkeologjike.
Nga pagesa e tarifave përjashtohen të gjitha organet publike qendrore dhe vendore, kur ato janë investitorë/zhvillues ose kur bëhet fjalë për objekte publike.
Tarifat sipas udhëzimit
Në Shtojcën nr. 1 të udhëzimit përcaktohen konkretisht tarifat që aplikohen për çdo shërbim:
1. Tarifa për aplikim në Sportelin Unik të Sekretarisë Teknike të IKTK-së për shqyrtim në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale (KKTKM) – 10,000 lekë për secilin rast:
•Monument Kulture i Kategorisë së Parë – 10,000 lekë
•Monument Kulture i Kategorisë së Dytë – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të Zonës Arkeologjike “A” – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të Zonës Arkeologjike “B” – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të një Parku Arkeologjik – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të një Zone me Potencial Arkeologjik – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të Qendrës Historike – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të një Ansambli Historik Urban – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të Zonës së Mbrojtur të Qendrës Historike – 10,000 lekë
•Brenda kufirit të Zonës së Mbrojtjes së Monumentit – 10,000 lekë
•Ndërhyrje në vepra arti – 10,000 lekë
•Shtyrje afati punimesh dhe/ose ndryshim i pjesshëm i projektit – 10,000 lekë
2. Tarifa për aplikim për Leje Zhvillimi në territor (rrugë, autostrada, aeroporte, porte, vepra industriale, qendra banimi, projekte minerare etj.)
•100 lekë për metër katror të sipërfaqes së pronës që do të zhvillohet (sipas VKM nr. 428, datë 26.6.2024).
3. Tarifa për mbikëqyrje arkeologjike në terren
•20,000 lekë në ditë.
4. Tarifa për vëzhgim intensiv arkeologjik (në varësi të sipërfaqes së projektit):
•Për projekt me sipërfaqe 0–1,000 m² – 50,000 lekë
•Për projekt me sipërfaqe 1,001–5,000 m² – 150,000 lekë
•Për projekt me sipërfaqe 5,001–25,000 m² – 300,000 lekë
•Për projekt me sipërfaqe më të madhe se 25,000 m² – 500,000 lekë
5. Tarifa për gërmim arkeologjik në terren
•70,000 lekë për metër kub gërmimi (vëllimi përcaktohet nga IKTK në bazë të projektit ndërtimor dhe sondazheve paraprake).
6. Tarifa për sondazh arkeologjik
•70,000 lekë për metër kub sondazhi (vëllimi përcaktohet rast pas rasti nga IKTK në bazë të raportit të vëzhgimit arkeologjik).
Në rast se për një projekt do të nevojiten disa faza (vëzhgim, gërmim dhe sondazh), tarifa e aplikueshme do të jetë shuma e të gjitha tarifave përkatëse.
7. Tarifa për përgjigje nga Arkivi Teknik për kërkesat nga persona privatë
•(tarifat specifike përcaktohen nga IKTK sipas shërbimit të kërkuar).
10. Tarifa për mbikëqyrje dhe kolaudim të punimeve në restaurim
•Do të llogaritet sipas përcaktimeve të VKM nr. 354, datë 11.5.2016, “Për miratimin e manualit të tarifave për shërbime në planifikimin e territorit, projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim”.
Ky udhëzim ka hyrë në fuqi me botimin në Fletoren Zyrtare, ndërsa autoritetet theksojnë se vendosja e tarifave synon të garantojë një proces më transparent dhe efikas në menaxhimin e trashëgimisë kulturore të vendit.