Ballina Sport Modriq: Milani është një nga klubet më të mëdha në botë

Modriq: Milani është një nga klubet më të mëdha në botë

12
0

Mesfushori kroat, Luka Modriq, i transferuar këtë verë te AC Milan, ka folur nga grumbullimi i kombëtares së Kroacisë në prag të ndeshjes ndaj Malit të Zi.

Përveç përgatitjeve me përfaqësuesen, ai ka folur edhe te përvoja e parë me fanellën kuqezi.

“Faza e përshtatjes është shumë e rëndësishme për mua. Deri tani mund të them vetëm gjëra pozitive. Klubi, skuadra, shokët e ekipit dhe trajneri më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i emocionuar për këtë klub. E shikon qartë që Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, edhe pse aktualisht nuk është në nivelin e rezultateve që kishte në vitet ’90 apo 2000,” deklaroi Modriq.

Modriq nuk ka pasur nevojë për shumë kohë për të fituar vendin e titullarit te Milani. Trajneri Massimiliano Allegri e ka aktivizuar që nga minuta e parë në rolin e regjisorit përpara mbrojtjes në ndeshjet kundër Cremoneses dhe Lecces.

Në sfidën ndaj Lecces, kroati tregoi klas me një asist perfekt nga goditja e dënimit, që Loftus-Cheek e ktheu në gol me kokë, duke hapur rrugën e fitores së kuqezinjve.

Me eksperiencën dhe cilësinë e tij të padiskutueshme, ish-ylli i Real Madridit shihet tashmë si një lider i vërtetë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë.

Milani synon rikthimin në majat e futbollit evropian, dhe Luka Modriq duket i gatshëm të luajë një rol kyç në këtë rrugëtim.