Gazetarja Anila Hoxha ka folur për çështjen e përfolur të të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumanit.
Ai përfundoi në urgjencën e spitalit Nënë Tereza për kontrolle mjekësore pas një komplikacioni me shqndetin.
Gazetarja dhe detaje lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.
“Ajo që e ka shtyrë Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve të kërkojë mbështetje për kontroll të thelluar mjekësor ka qenë një aritmi e vazhdueshme që Nuredin Dumani ka shfaqur gjatë orëve të fundit.
Kjo situatë ka bindur edhe mjekun e burgut se i penduari duhet të dërgohet për analiza më të specializuara. Për shkak të rëndësisë që ka si dëshmitar i mbrojtur, Nuredin Dumani, i penduari kryesor i drejtësisë, është cilësuar nga mediat dhe institucionet si “Asi i SPAK-ut”, me dëshminë e të cilit janë ndërtuar dhe avancuar disa nga çështjet më të rëndësishme penale.
Edhe një shqetësim minimal shëndetësor, si një dhimbje koke, mund të ngjallë reagime dhe kërkesë për kontroll urgjent, për shkak të rolit kyç që ai luan në hetimet ndaj grupeve kriminale.
Dumani ka raportuar probleme shëndetësore dhe ai ishte pacient i plagosur që në momentin e arrestimit.
Dy mjekët që e trajtonin në atë kohë u proceduan nga Drejtoria lokale e Fierit për shkak të mënyrës së menaxhimit të trajtimit të tij.
Fillimisht i dyshuar dhe i kërkuar për vepra penale të rënda, Dumani është ndaluar dhe, ndërsa ishte nën trajtim mjekësor, ka nisur të bashkëpunojë me drejtësinë.
Dëshmia e tij e parë u dhënë për Prokurorinë e Elbasanit, por për shkak të tejkalimit të kompetencave të kësaj prokurorie, çështja u delegua në SPAK.
Që nga ajo kohë, trajtimi i tij është bërë sipas standardeve të dëshmitarëve të mbrojtur duke përfshirë izolim të diferencuar, mbikëqyrje të vazhdueshme me kamera sigurie, si dhe mbrojtje të veçantë për jetën.
Nuredin Dumani qëndron në godinën e sigurisë së lartë “41-bis”, që ndodhet brenda burgut 313 në Tiranë.
Policia e Burgjeve është përgjegjëse për kontrollin e perimetrit të jashtëm, ndërsa brenda godinës, çdo lëvizje dhe veprim ndodh në bashkërendim me Drejtorinë e Mbrojtjes së Dëshmitarëve.
Kjo drejtori mbikëqyr edhe familjarët që janë pjesë e skemës së mbrojtjes, dhe ka protokolle të veçanta për çdo kontakt apo veprim që mund të ndodhë me të penduarin.
Në këtë kontekst, çdo produkt ushqimor që i dërgohet Dumanit kontrollohet dhe paketohet në mënyrë të veçantë, për të garantuar sigurinë. Produktet e konsumuar prej tij janë dërguar për analiza pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Ushqimore, i cili ka konfirmuar se nuk përmbanin substanca helmuese.