Për vitin e ri shkollor 2025-2026, në Bashkinë Dibër janë regjistruar 6,204 nxënës, duke shënuar një ulje prej 147 nxënësish krahasuar me një vit më parë.
Nga këta, 485 nxënës janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, ndërsa në klasën e 10-të janë regjistruar 418 nxënës.
Në Bashkinë Mat janë regjistruar gjithsej 2,208 nxënës, 69 më pak se një vit më parë. Në klasën e parë janë regjistruar 161 nxënës, ndërsa në klasën e 10-të 192 nxënës.
Për bashkitë Bulqizë dhe Klos ende nuk ka të dhëna zyrtare për regjistrimet e këtij viti shkollor.