Një operacion antidrogë ka ndodhur pak pas mesnatës së 8 shtatorit në qytetin e Elbasanit.
Deri më tani raportohet se bëhet fjalë për disa të shoqëruar.
Forca të shumta policie kane kryer kontrolle në disa banesa.
Paraprakisht jo zyrtarisht mësoht se janë arrestuar 40 persona.
Policia gjatë ketij operacioni ka sekuestruar armë zjarri dhe lendë narkotike.
Pritet që gjatë ditës policia të ketë një komunikim zyrtar në lidhje me këtë operacion.