Ballina Politika Tabaku: E ardhmja nis në bankat e shkollës, por mungesa e kushteve...

Tabaku: E ardhmja nis në bankat e shkollës, por mungesa e kushteve dhe barrat financiare rëndojnë mbi prindërit

21
0

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka ndarë një mesazh për ditën e parë të shkollës, ndërsa po përcillte tre fëmijët e saj në shkollë.

“Dreni ka sivjet klasën e parë” u shpreh Tabaku duke e parë atë jo vetëm si një moment gëzimi për nxënësit, por edhe si një pasqyrë të problemeve që mbart sistemi arsimor në vend.

Ajo theksoi se e ardhmja e vendit fillon pikërisht në bankat e shkollës, por që prej vitesh prindërit dhe nxënësit përballen me mungesë kushtesh, çmime të rritura të librave dhe barrën e rëndë të taksave.

Në fund, Tabaku e shoqëroi mesazhin e saj me një notë njerëzore dhe humor të lehtë: “Fëmijët tanë duan dije, ne prindërit duam pak më shumë qetësi. Të shohim kush ia del i pari këtë vit.”