Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më herët në Shkodër, pranë godinës së Bashkisë.
Nga të shtënat ka mbetur viktimë Armando Pali.
Ndërsa i plagosur ka mbetur Eugen Vaso, vëllai i Denis Brajoviçit. Mësohet se ky i fundit kishte vrarë më parë Ndoj Boricin për llogari të grupit të Bajrave, gjë që mund të lidhet me motivet e ngjarjes së sotme.
Nga kjo ngjarje ka ngelur i plagosur një kamarier.
Ngjarja ndodhi në një lokal, ku u qëllua me breshëri plumbash.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat, si dhe për të identifikuar autorët.