Ballina Kronika U kap me armë automatike në makinë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

U kap me armë automatike në makinë, arrestohet 62-vjeçari në Tiranë

13
0

Policia e Tiranës ka arrestuar një 62-vjeçar, i cili u kap duke transportuar një armë zjarri automatike me municion, e dyshuar se po e mbante me qëllim shitjeje.

Operacioni policor i koduar “Blic”, u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 3 në kuadër të hetimeve për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.

I arrestuari është shtetasi R. B., 62 vjeç, banues në Tiranë. Ai u ndalua në rrugën “Mine Peza”, teksa lëvizte me një automjet tip Benz, brenda të cilit policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit automatike, një krehër me fishekë, si dhe vetë automjetin, si provë materale.

Sipas burimeve zyrtare, arma dyshohet se po transportohej me qëllim shitjeje, ndërsa hetimet janë në vijim për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në rrjetin e mundshëm të trafikimit të armëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.