Pasi mediat publikuan detaje herë të plota e herë të cunguara, gjatë ditës së sotme SPAK ka bërë një njoftim për shtyp për vizitën e Dumanit në SHBA.
Çudia e madhe është që pse u kujtua SPAK të njoftojë për takimet e kreut të kësaj strukture në SHBA gati dy javë më vonë. Një rast i paparecedent ky në historinë e komunikimit të institucioneve shtetërore e zyrtare për aktivitetet e tyre.
Apo ndoshta Dumani nuk ka dashur ti bëjë publike takimet dhe është detyruar nga amerikanët që të njoftojë për vizitën dhe bisedimet që ka zhvilluar.
Siç duket Dumani nuk ka dashur që të frikësojë Ramën dhe zyrtarë e korruptuar e të lidhur me bandat e dogës pasi në SHBA u publikua dosja e korruptimit të ish shefit të kundërzbulimit të FBI Charles McGonigal dhe ku emri i kreut të qeverisë shqiptare zë vend kryesor.
Njoftimi i plotë i SPAK:
Në cilësinë e Drejtuesit të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, z.Altin Dumani zhvilloi takime të nivelit të lartë gjatë vizitës zyrtare në Washington D.C, në Shtetet e Bashkuara, më 2 dhe 3 shtator.
Gjatë takimeve me zyrtarë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Drejtësisë dhe Byrosë Federale të Hetimit (FBI) u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes SPAK dhe agjencive ligjzbatuese amerikane për të goditur organizatat ndërkombëtare kriminale, për të ndaluar trafikun e paligjshëm të lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave.
Z.Dumani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara dhe theksoi rëndësinë e këtij partneriteti strategjik.
Drejtuesi i SPAK mori pjesë në Konferencën e DEA-s në SHBA, më 26-28 Gusht
NASHVILLE-TENNESSEE – Me ftesë të Agjencisë Amerikane Kundër Narkotikëve (DEA), Drejtuesi i SPAK, z.Altin Dumani mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Zbatimin e Ligjit për Narkotikët, e cila u zhvillua në Nashville të Tennessee më 26-28 Gusht.
Konferenca e titulluar, “Uniteti global për një të ardhme më të sigurt: Forcimi i aleancave kundër krimit transnacional” , u përshëndet nga Prokurorja e Përgjithshme e Shteteve të Bashkuara, znj. Pamela J. Bondi.
Gjatë konferencës, z.Dumani zhvilloi një takim me administratorin e DEA-s, z.Terrance Cole, ku u vlerësua bashkëpunimi ekzistues në luftën kundër trafikut ndërkombëtar të narkotikëve dhe rëndësia e vazhdimit dhe zgjerimit të tij në të ardhmen.
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme pati takime edhe me drejtues të agjencive të rëndësishme të zbatimit të ligjit të vendeve pjesëmarrëse në konference, me të cilët diskutoi mundësinë e krijimit të urave të komunikimit si edhe forcimin e marrëdhënieve ekzistuese, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.