Fenerbahçe ka mbetur pa trajner pas shkarkimit të Jose Mourinhos.
Arsyeja e kësaj ishte eliminimi në play-off të Ligës së Kampionëve nga Benfica, e cila ishte fatale për të.
Mirëpo gjiganti turk nuk do të pres gjatë për një zëvëndësues, pasi që e ka gjetur pasardhësin e tij.
Sipas mediave turke, nënkampioni turk pritet që të zyrtarizojë italiano-gjermanin, Domenico Tedesco.
Tedesco, nuk është një emër i panjohur në futboll, pasi që ka menaxhuar skuadra të mëdha si Schalke, RB Leipzig dhe së fundi te Kombëtarja e Belgjikës.