Ylli i Real Madridit, Jude Bellingham, i cili është i lënduar dhe nuk po luan me kombëtaren angleze.
Ai është parë duke kaluar momente romantike me të dashurën e tij, Ashlyn Castro, gjatë pushimeve.
Fotot e publikuara tregojnë futbollistin 22-vjeçar duke shfaqur afeksion publik me partneren e tij të veshur me bikini, teksa çifti po shijon kohën e lirë në plazh.
Ndërkohë që Bellingham po relaksohet larg fushës, kombëtarja e Anglisë është në fazën e përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme kundër Serbisë.