Ballina Sport Luis Figo: Nga Barça do të merrja këtë lojtar për Real Madridin

Luis Figo: Nga Barça do të merrja këtë lojtar për Real Madridin

23
0

Ish-‘ylli’ i Real Madridit, Luis Figo, ka bërë një zgjedhje të qartë kur është pyetur se cilin lojtar të Barcelonës do të sillte te Los Blancos: Pedrin.

Sipas portugezit, mesfushori spanjoll është tashmë një element i besueshëm dhe rëndësia e tij shihet qartë në fushë.

“Nëse do të mund të merrja dikë nga Barça për Real Madridin, ai do të ishte Pedri. Është një lojtar shumë i rëndësishëm”, tha Figo për ‘Sport’.

Historia e Pedrit me Realin ka nisur shumë më herët.

Kur ishte adoleshent, ai pati një provë me madrilenët, por nuk arriti t’i bindte. Vetë lojtari e ka treguar në një intervistë për Marca-n më 2022: “U stërvita vetëm disa ditë, por në fund më thanë se nuk kisha nivelin për të qenë aty.

Ishte një refuzim që fillimisht më mërziti, por më motivoi të punoja më shumë”. Vetëm pak kohë më vonë, në vitin 2020, ai iu bashkua Barcelonës, ku sot është një nga figurat kryesore të ekipit.

Pedri ka zhvilluar deri tani 12 përballje kundër Real Madridit, duke shënuar dy gola, dhënë një asist dhe regjistruar bilanc të barabartë: gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Mesfushori, tashmë simbol i katalanasve, e sheh atë refuzim të hershëm si një kthesë që e çoi drejt karrierës që po shijon sot.

Një histori ironike futbolli: lojtari që dikur u konsiderua i pamjaftueshëm për Real Madridin, sot shihet nga një legjendë e klubit si përforcimi ideal nga skuadra rivale.