Ballina Politika Berisha: Qeveria e SHBA vendosi mos ta urojë Ramën, i konsideroi zgjedhjet...

Berisha: Qeveria e SHBA vendosi mos ta urojë Ramën, i konsideroi zgjedhjet si jo të lira

17
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se SHBA nuk e uroi Edi Ramën për zgjedhjet, duke i konsideruar ato si jo të lira.

Sipas Berishës, zgjedhjet u karakterizuan nga përdorimi i burimeve shtetërore dhe manipulime masive. Ai theksoi se data e zgjedhjeve ishte një ditë krimi elektoral.

Grupi i punës i PD-së ka zbuluar parregullsi të shumta dhe manipulime groteske të votave.

Kreu i PD Sali Berisha: Qeveria e SHBA vendosi mos të urojë Edi Ramën, sepse konsideroi zgjedhjet si jo të lira. Bëmë një betejë me regjimin. Partia-shtet përdori gjitha resurset në zgjedhje. Data e zgjedhjeve ishte ditë krimi e vërtetë, ku nuk u la përpjekje pa u bërë, që të kontrollohet numri më i madh i mundshëm i qytetarëve dhe vota e tyre.

Grupi i punës i Partisë Demokratike ka zbardhur shumë parregullsi në zgjedhje. Na treguan kuti të ardhura nga diaspora me rezultate 93 përqind për partinë e krimit, manipulimi shkoi në forma groteske. U kontrollua vullneti i zgjedhësve. Ftoj Kryesinë e PD mos të njohë zgjedhjet, ishin farsa më e shëmtuar në 32 vite.