Communication Progress, një nga lubitë më të mëdha të fondeve publike për teknologjinë e informacionit, ka ndryshuar strukturën e pronësisë. E zotëruar deri më sot nga dy ortakë, tashmë Communication Progress do të ketë vetëm një pronar.
Enkelejdi Zoraqi ka vendosur të shesë 50 për qind të aksioneve që zotëronte tek kjo shoqëri tek ortaku i tij, Gentian Likaj për 232 mijë euro ose rreth 22 milionë lekë. Ky transaksion e bën Likajn pronarin e vetëm të shoqërisë Communication Progress
Shitja e aksioneve te Communication Progress
Communication Progress është një nga përfitueset më të mëdha të fondeve publike nga AKSHI. Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej 5 milionë euro dhe një fitim neto në masën 820 mijë euro.
Cmimi zyrtar i shitjes së kompanisë rezulton dukshëm nën vlerën e saj të tregut duke ngritur risqe për nëndeklarim dhe evazion fiskal me tatimin mbi fitimin kapital. Sipas të dhënave nga bilanci i kompanisë, në fund të vitit të kaluar kompania kishte një total asetesh prej gati 4.85 milionë eurosh, ndërsa detyrimet totale të regjistruara në librat e saj ishin 865 mijë euro. Kjo do të thotë se vlera neto kontabile e kompanisë (net book value) ishte 4 milionë euro.
Shitja e gjysmën së aksioneve të kompanisë për vetëm 232 mijë euro është gati 9 herë nën vlerën neto të librave, një flamur i kuq ky për evazion të mundshëm fiskal.
Communication Progress ka përfituar rreth 20 milionë euro pagesa të drejtëpërdrejta nga thesari i shtetit. Kompania është fuqizuar veçanërisht gjatë viteve të fundit, falë bashkëpunimit të saj me Soft & Solution, kompaninë me ndikimin më të madh në AKSHI./Kapitali