Ballina Politika Foto-Lajm/ Të gjithë të gëzuar, katër muaj pas katastrofës së “11 Majit”,...

Foto-Lajm/ Të gjithë të gëzuar, katër muaj pas katastrofës së “11 Majit”, në PD “festojnë” mbledhjen e kryesisë

18
0

Partia Demokratike ka mbledhur sot në selinë blu Kryesinë, për herë të parë që nga zgjedhjet e 11 Majit.

Të pranishëm në mbledhjen janë deputetë dhe ish-deputetë të PD, mes të cilëve edhe Ervin Salianji, i cili po merr pjesë për herë të parë që nga lirimi nga burgu.

Në takimin e demokratëve është i pranishëm edhe Bardh Spahia, i cili është shfaqur me paterica, pas një incidenti të ndodhur disa ditë më parë.

Siç shihet edhe në foto, në mbledhje është janë të pranishëm deputetë si Agron Gjekmarkaj, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Ina Zhupa, Edi Paloka, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi, e të tjerë.

Në mbledhjen e Kryesisë, PD do të diskutojë mbi vendimarrjen e saj në lidhje me qëndrimet e opozitës ndaj rezultatit të zgjedhjeve dhe zhvillimet politike në vend. Pas fjalës së Sali Berishës, pritet që diskutimet të zhvillohen me dyer të mbyllura.

Më herët eksponentë të PD-së kanë thënë se forumet e partisë si Kryesia dhe Këshilli Kombëtar do të jenë ato që do të vendosin edhe për vijueshmërinë e aksionit opozitar.

Foto-Lajm/ Të gjithë shend e gaz, katër muaj pas katastrofës