Ballina Europë Hungaria raporton rastin e parë të gjuhës së kaltër

Hungaria raporton rastin e parë të gjuhës së kaltër

13
0

Hungaria ka raportuar rastin e parë të sëmundjes së gjuhës së kaltër në dhjetë vjet, njoftoi sot Organizata Botërore për Shëndetin e Kafshëve (OIE).

Sëmundja u konfirmua në 15 bagëti në një tufë prej 303 kafshësh në qarkun Somogy në jugperëndim të vendit.

Gjuha e kaltër është një sëmundje virale, potencialisht fatale, që prek ripërtypësit shtëpiakë, kryesisht delet, dhitë dhe bagëtinë.

Sëmundja nuk transmetohet përmes kontaktit midis kafshëve, por nga mushkonjat Culicoides. Njerëzit nuk preken, transmeton KosovaPress.

Sëmundja u konfirmua për herë të fundit në Hungari, në dhjetor 2015.