Ballina Kronika Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar, i dënuar...

Ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar, i dënuar në Itali për vjedhje me dhunë (Emri)

16
0

Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar sot nga Policia Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

Bëhet fjalë për Erjon Pere, 35 vjeç, banues në Bulqizë, i njohur edhe me emrin Erjon Mera. Falë kontrolleve të policisë dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, kapja e tij u bë e mundur pa incidente.

Shtetasi Pere ishte në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, e dënuan me 8 vite e 5 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim.