Ballina Kronika Korçë/ Policia rrugore intensifikon kontrollet, tetë të arrestuar dhe 694 masa administrative

Korçë/ Policia rrugore intensifikon kontrollet, tetë të arrestuar dhe 694 masa administrative

17
0

Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Si pasojë janë arrestuar tetë shtetas pasi kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

Gjithashtu janë vendosur  edhe 694 masa administrative.

Njoftim i Policisë:

Policia Rrugore e Korçës ka shtuar kontrollet në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane të qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Prioritetet janë kontrollet me testet e alkoolit ndaj drejtuesve të mjeteve, parakalimet e gabuara, sidomos ato në kthesa ku fushëpamja është e kufizuar, përdorimi i aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe tejkalimet e shpejtësisë, të cilat janë burime aksidenti.

Si rezultat i kontrolleve, gjatë periudhës 01.09.2025 – 09.09.2025:
Janë arrestuar në flagrancë 8 shtetas, për drejtim mjeti, në gjendje të dehur dhe/ose pa leje drejtimi;
Janë vendosur 694 masa administrative, për shkelje si:
-drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-tejkalim shpejtësie;
-parakalime të gabuara;
-përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit;
-mosvënie e rripit të sigurisë.

Gjatë kësaj, janë planëzuar me shërbim punonjës policie në segmentin e rri rrugor “Qukës-Qafë Plloçë”, i cili monitorohet me kamera, radar dhe dron, me qëllim konstatimin e shkeljeve dhe identifikimin e shkelësve.

Drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, tejkalimi i shpejtësisë dhe parakalimet e gabuara, janë veprime të rrezikshme, që rrezikojnë seriozisht jetën e drejtuesive dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Policia apelon për kujdes dhe përgjegjësi nga të gjithë drejtuesit e mjeteve. Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo orar, në të gjitha rrugët e qarkut.  Çdo rast i shkeljes së rregullave të qarkullimit mund të denoncohet në numrin 112.

#STOP# shkeljevegjatëdrejtimittëautomjetit
#mbrojetën
#zbatorregullateqarkullimit