Këshilli i Ministrave ka miratuar largimin nga detyra të Kastriot Gurrës, nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Në të njëjtin post është vendosur emërimi i Ermal Shenës.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Kastriot Gurra, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.
Z. Ermal Shena emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në vendim.