Ballina Aktualitet Meta dha intervistë me telefon nga burgu, Drejtoria e Burgjeve kërkon masë...

Meta dha intervistë me telefon nga burgu, Drejtoria e Burgjeve kërkon masë disiplinore për avokatin Kujtim Cakrani

11
0

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kërkuar marrjen e masave disiplinore ndaj avokatit Kujtim Cakrani, përfaqësues ligjor i Ilir Metës.

Në një kërkesë zyrtare, institucioni akuzon avokatin se ka shkelur rregullat, pasi ka lejuar që Meta të realizojë një audio-intervistë nga ambientet e paraburgimit për një televizion.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, një veprim i tillë bie ndesh me rregulloren e brendshme dhe cënon etikën e komunikimit dhe rregullat e sigurisë në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Më datë 1 korrik 2025, gjatë një emisioni televiziv te transmetuar drejtpërsëdrejti ne televizionin “MCN”, ka qenë i ftuar avokati Kujtim Cakrani, i cili është prezantuar si mbrojtësi ligjor i shtetasit Ilir Metaj dhe me telefonin e tij ka realizuar një komunikim të drejtpërdrejte audio me klientin e tij, i cili ndodhet në paraburgim.

Sipas asaj që u transmetua publikisht, telefonin u vendos në altoparlant dhe me pas iu kalua moderatores për te realizuar një intervistë publike, duke shkelur qartazi kufizimet ligjore qe lidhen me statusin e të paraburgosurit, i cili nuk gëzon liri të pakufizuar komunikimi, dhe sidomos jo me media apo publikun. pa miratim paraprak te prokurorit te çështjes”,thuhet në kërkesën e Drejtorisë së Burgjeve.

Për këto arsye, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në referim të nenit 39 dhe neni 40 të Ligjin Nr. 55/2018 “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërise” kërkon nisjen e një procedure disiplinore ndaj avokatit z. Kujtim Cakrani.