Shira të rrëmbyeshëm , rrëshqitje dheu dhe përmbytje kanë goditur Italinë veriore dhe qendrore në 24 orët e fundit. Shërbimet zjarrfikëse kryen 280 ndërhyrje në Lacio, Liguria, Toskanë dhe Lombardi, me Romën që mori numrin më të lartë të thirrjeve emergjente.
Veçanërisht në Romë dhe rrethinat e saj nga Brazzano dhe Sacrofano, deri në Castelli Romani dhe frontin bregdetar u kryen më shumë se 100 operacione, kryesisht për pemë dhe degë të rrëzuara, përmbytje dhe tabela e kolona të rrezikshme që kishin nevojë për stabilizim.
Dëme të rënda u regjistruan edhe në rajonin e Komos.