Janë publikuar pamjet e rënda nga momenti kur aktivisti konservator dhe një nga mbështetësit e presidentit Donald Trump, Charlie Kirk u qëllua me armë zjarri.
Charlie Kirk u qëllua me armë zjarri gjatë një eventi publik, pjesë e turit të tij “American Comeback Tour”.
Sipas pamjeve që qarkullojnë në rrjetet sociale, Kirk ishte duke zhvilluar një seancë pyetje-përgjigje nën një tendë në ambientet e kampusit kur u dëgjua një krismë arme. Ai u pa duke u tërhequr mbrapa, ndërsa turma reagoi në panik dhe dhjetëra persona u larguan me shpejtësi.
Policia e Utah-s konfirmoi se një person i dyshuar është vënë në pranga, ndërsa kampusi u vendos menjëherë në gjendje bllokimi. FBI ka marrë në dorë hetimet, duke e konsideruar incidentin me rëndësi të lartë për sigurinë kombëtare.
Gjendja shëndetësore e Charlie Kirk mbetet e paqartë për momentin, megjithëse burime pranë stafit të tij thanë se ai është dërguar me urgjencë në spital për trajtim.
Pray for Charlie Kirk. He understood the risks and courageously put himself out there anyway. https://t.co/BkKZc6oDpi
— Dale Stark (@DaleStarkA10) September 10, 2025