Real Madridi nuk pritet të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë, e cila është planifikuar të mbahet më 22 shtator.
Për të dytin vit radhazi, Real Madridi nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Topit të Artë. Nuk do të ketë përfaqësues të “Los Blancos” në Teatrin Chatelet të hënën, më 22 shtator, siç ndodhi vitin e kaluar kur Rodri fitoi.
Ai botim, siç shkroi “Marca”, e cila raportoi lajmin, shënoi një prishje në marrëdhëniet midis organizatorëve të eventit (France Football dhe UEFA) dhe Real Madridit, i cili kishte bojkotuar ceremoninë pasi mësoi se çmimi do t’i shkonte Rodrit dhe jo Viniciusit .
Vitin e kaluar, Real Madrid vendosi të anulojë udhëtimin e të gjithë delegacionit, ku bënte pjesë edhe Carlo Ancelotti (i votuar si trajneri më i mirë), në shenjë proteste ndaj dështimit të Vinicius për të fituar dhe historia do të përsëritet këtë vit.
Ditët e fundit, raportohet se France Football është përpjekur të rilidhet me Real Madridin duke dërguar një delegacion në Spanjë. Megjithatë, takimet nuk kanë arritur të çojnë në një afrim, kështu që Real Madridi nuk ka gjasa të jetë i pranishëm në mbrëmjen e 22 shtatorit