Ballina Aktualitet Salianji në stadium, e thumbon Evi Kokalari: Bukur flokët…

Salianji në stadium, e thumbon Evi Kokalari: Bukur flokët…

31
0

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ka qenë i pranishëm në ndeshjen e kombëtares me Letoninë, nga ku ka postuar edhe një foto me një shënim: Rikthim i mbarë në stadium në mbështetje të Shqipërisë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari, e cila e ka thumbuar për flokët, duke i komentuar: Bukur flokët, Saljan!

Kujtojmë që gjatë periudhës që vuajti dënimin në burg, Ervin Salianji bëri disa ndërhyrje kirurgjikale estetike, duke dalë prej burgut i transformuar, me flokë të mbjellë dhe i kuruar në pamje dhe imazh.

Për herë të parë, ishte aktivistja Kokalari ajo që i bëri të ditura këto zhvillime, madje duke sjell edhe të dhëna për praninë edhe të Grida Dumës në këto procese në një spital privat në kryeqytet.

Për akuzat e Kokalarit nuk ka pasur asnjë reagim as nga institucionet e burgjeve as nga vetë Salianji./ TemA

Salianji në stadium, e thumbon Evi Kokalari: Bukur flokët...