Ballina Kronika Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

Tragjike në Durrës/ U fut në det për t’u larë, mbytet 16-vjeçari

54
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, ku një i mitur ka humbur jetën në mënyrë aksidentale.

Sipas informacionit paraprak të policisë, rreth orës 18:00, shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në të njëjtën lagje, është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në det.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 18:00, në lagjen nr. 13, Durrës, duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasi E. V., 16 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të mbytjes.