Ballina Opinion Veliaj në gjykatë një ditë para Asamblesë së PS: Shërbimi i fundit...

Veliaj në gjykatë një ditë para Asamblesë së PS: Shërbimi i fundit i Dumanit për Ramën

0
20

Nga Hysni Gurra 

Përtej fjalëve diplomatike, e Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Tiranë, ka mbajtur një nga fjalimet më të forta demaskuese ndaj Shqipërisë, sy më sy ndaj Altin Dumanit.

Ndoshta jo nga dëshira, por e shtrënguar nga rrethanat, administrara e re në SHBA, ajo e ka barazuar sot Shqipërinë me Venezuelën dhe vende të tjera të Amerikës Latine që sundohen nga kartelet e drogës dhe krimi i organizuar.

Dhe ky fjalim ka vetëm dy përgjegjës në Shqipëri; Edi Ramën dhe Altin Dumanin.

I pari si ortak i narkotrafikantëve, i dyti si shërbëtor duarlidhur për t’i hetuar e arrestuar për shkak të vasalitetit që ka nga i pari.

Altin Dumani sot mori edhe përgjigjen e lutjes me lëpirje që i ka bërë publikisht Edi Ramës për një mandat të dytë në krye të SPAK. Zonja i tha, “të ka mbaruar mandati”.

Kështu, ai do të mbahet mend si shërbëtor i verbër i pushtetit në luftën politike ndaj kundërshtarëve të Ramës.

Do të mbahet mend gjithashtu si bashkëautor i masakrës elektorale të 11-Majit në Shqipëri, me një TaskForce eunuke, e cila në vend të parandalonte, i shërbeu masakrës elektorale.

Por Altini nuk ndalet, si për të treguar besnikëri në shërbim ndaj Ramës, ai nuk nguroi edhe t’i bëjë shërbimin e fundit padronit një ditë para Asamblesë së Partisës Socialiste, ku pritet që Edi Rama, më shumë se shpalljen e ministrave të radhës, të lajë duart njëherë e mirë me ish-beniaminin e tij, Erion Veliaj, duke e shkarkuar nga drejtimi i bashkisë dhe çuarjen e kryeqytetit në zgjedhje të reja.

Për t’ia bërë më të lehtë dhe të natyrshëm fjalimin Ramës nesër në Asamble, mendoi Altin Dumani, i cili mbylli hetimet dhe kaloi për gjykim Erion Veliajn 1 ditë para.