Ballina Europë Vidhet vetura e familjes së kryeministrit polak Donald Tusk

Vidhet vetura e familjes së kryeministrit polak Donald Tusk

0
8

Një veturë që i përkiste familjes së kryeministrit polak Donald Tusk u vodh sot në qytetin e tij të lindjes në zonën Tricity të Polonisë veriore.

TVN24 raporton se rasti ndodhi në qytetin Sopot, ku Tusk ka një shtëpi private, transmeton KosovaPress.

“Kemi marrë një raport dhe oficerë nga Shtabi i Policisë së Voivodeship në Gdansk po punojnë për rastin”, tha Shtabi i Policisë Kombëtare për TVN24.

Situata është veçanërisht alarmante pasi shtëpia e familjes së kryeministrit, jo vetëm vila në Varshavë ku ai jeton, është nën mbrojtjen e Shërbimit të Mbrojtjes së Shtetit. Prandaj sipas burimeve të TVN24 shërbimet sekrete po hetojnë gjithashtu rastin.

Tusk është lindur dhe rritur në Gdansk – pjesë e zonës Tricity. Informacioni jozyrtar i raportuar nga faqja e internetit Onet.pl tregon se vetura, një Lexus, i përkiste gruas së Tusk, Malgorzata Tusk.

“Oficerët e shërbimit sekret po flinin në makinën pranë saj”, tha gazetari Marcin Dobski për wgospodarce.pl, një faqe lajmesh.

Vjedhja ndodhi mes një vale dronësh rusë që hynë në hapësirën ajrore polake gjatë natës.