Ballina Bota Zemërimi i një populli! Ministri tenton të ikë mes lumit me skafandër...

Zemërimi i një populli! Ministri tenton të ikë mes lumit me skafandër në kokë, protestuesit e ndjekin dhe e zhveshin (VIDEO)

15
0

Një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon ministrin e Financave të Nepalit, Prasad Paudel, i detyruar të ikë përmes një lumi për t’i shpëtuar protestuesve gjatë demonstratave të dhunshme që kanë shpërthyer në Kathmandu. Ministri, me helmetë motorri në kokë, goditet përsëri e përsëri me shkop dhe më pas i hiqen rrobat.

Gjatë protestave të “Gjeneratës Z” në vetëm 48 orë janë djegur Parlamenti, Gjykata Supreme dhe shtëpitë e politikanëve, duke filluar nga ajo e kryeministrit në dorëheqje Sharma Oli.

Janë regjistruar mbi 20 të vdekur (përfshirë gruan e ish-kryeministrit, e cila humbi jetën në zjarrin e shtëpisë së saj) dhe më shumë se 400 të plagosur.

Demonstratat, të cilat filluan me kërkesën ndaj qeverisë për të hequr ndalimin e mediave sociale dhe për të luftuar korrupsionin, u rikthyen me forcë pavarësisht se aplikacionet u rikthyen online.