Ambasadori Bashkimit Evropian në Shqipëri ka zhvilluar një takim ditën e sotme me Kryetaren e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani. Mësohet në takim janë diskutuar puna në të ardhmen si dhe zgjedhja e kreut të ri të SPAK.
Bëhet me dije se delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, ndërkohë që mbështetja e unionit ndaj sistemin gjyqësor është thelbësor. Gonzato në takim inkurajoi KLP-në për zhvillimin e një procedure transparente dhe mbi baza meritokratike.
“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj.Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.
KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”, thuhet në njoftimin e KLP-së.