Të paktën 14 persona kanë humbur jetën në Bali të Indonezisë pas përmbytjeve më të rënda në dekadën e fundit.
Shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan përmbytje të mëdha dhe rrjedhje lumenjsh, duke shkatërruar rrugë dhe ura. Në Denpasar janë regjistruar tetë viktima dhe dy persona rezultojnë ende të zhdukur. Qindra banorë janë evakuuar, ndërsa ndërtesa dhe shtëpi janë shembur nga uji.
Presidenti Prabouo ka shprehur ngushëllime dhe ka urdhëruar ndihmë të menjëhershme. Autoritetet thonë se vështirësitë në qasjen në zonat e përmbytura po pengojnë kërkim-shpëtimin. Dy persona vdiqën nga elektroshoku në Jembrana.
Edhe provincat fqinje janë prekur rëndë nga reshjet. Mbi 385 mm shi u regjistruan në 24 orë, ndërsa turistët dhe bizneset janë ndikuar ndjeshëm. Përmbytjet janë bërë më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike dhe problemeve me infrastrukturën.