Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar kabinetin e ri qeveritar, me shumë zell njoftoi një ministri të re, atë të Inteligjencës artificiale, që sipas kryesocialistit mandati i saj nuk do të ketë kufij gjeografikë apo kombësie.
Diella, ‘roboti’ i e-Albania, është përzgjedhur nga kryeministri Edi Rama të drejtojë Ministrinë e Inteligjencës Artificiale, që sipas tij, do t’i besohen prokurimet publike, me qëllim që të ulen abuzimet dhe korrupsionet me tenderat.
Por ajo që dihet tanimë, është fakti se ‘Diella’ kontrollohet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, që drejtohet nga Mirlinda Karçanaj si ministre ‘hije’ që fshihet pas Diellës, e cila do të thotë edhe fjalën e fundit në vlerësimin e ofertave.
“Diella”, anëtarja e parë jo fizikisht e pranishme, por virtualisht e krijuar nga Inteligjenca Artificiale e një qeverie, do ketë në mbështetje një strukturë të posaçme për adoptimin e AI në proceset qeverisëse dhe një mandat të posaçëm për të shembur frikën e paragjykimeve dhe ngurtësisë së administratës. Dje në mbledhjen e fundit të qeverisë së tretë, u mor dhe vendimi i fundit, për nxjerrjen e tenderave jashtë nga ministritë. Në mandatin e katërt, duhet bërë “Diella” shërbyesja e prokurimeve publike, të cilat duam t’ia kalojmë hap pas hapi AI-së, duke e bërë Shqipërinë një vend ku tenderat publik janë 100% të pakorruptueshëm dhe ku çdo fond publik që kalon përmes procedurës së tenderit është 100% i lexueshëm. Kjo nuk është fantashkencë, por detyrë e “Diellës”. Mandati i “Diellës” nuk do të ketë as kufij gjeografik, as kufij kombësie dhe struktura në mbështetjen e saj do të ketë të drejtën të punësojë këtu talente nga e gjithë dynjaja’.
Mirilinda Karçanaj, e cila praktikisht do të drejtojë robotin, Diella, ministre e Inteligjencës Artificiale, është marrë në pyetje nga SPAK, me dyshime të forta për abuzime në vlerësimin e ofertave në fushën e prokurimeve publike. Karçanaj është marrë në pyetje nga hetuesit, edhe në kuadër të hetimeve për krahun e djathtë të ministres Belinda Balluku, ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi







