Ballina Kronika Durrës/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 43-vjeçari

Durrës/ Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën 43-vjeçari

22
0

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen nr. 6 të qytetit të Durrësit, ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit të dyshuar me rrymën elektrike.

Sipas informacionit paraprak të bërë publik nga policia, ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:15, ku shtetasi B. K., 43 vjeç, ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Për pasojë, ai ka ndërruar jetë në vend.

Aktualisht, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 07:15, në lagjen nr. 6, Durrës, shtetasi B. K., 43 vjeç, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.