Ballina Politika Gara për Tiranën, Agron Shehaj: Vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund...

Gara për Tiranën, Agron Shehaj: Vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund të fitojë ndaj PS

18
0

Kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, i ftuar në Log, deklaroi se kandidati i opozitës për zgjedhjet e pjesshme vendore në Tiranë, pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, duhet të jetë figurë jo politike e cila duhet të përbashkojë të gjithë spektrin  e partive opozitare.

Shehaj tha se nisur nga rezultatet e 11 majit, nëse PD do të zgjedhë një anëtar të PD, pra figurë politike, fitorja do të jetë në anën e PS.

“Cila është alternativa për të fituar? Sepse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, e tha vetë kryeministri kur tha se nuk ka nevojë vendi për rotacion politik.

Në këtë gjendje, zgjidhja e vetme nuk është të bashkohemi rreth PD e Berishës apo Mundësisë, e vetmja mundësi është të dalim me një kandidat jo anëtar të partive politike që të bëjë bashkë, 32 % e PD, 6% të Mundësisë, pra të gjitha partitë politike opozitare . Vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund të fitojë Tiranën, për të cilën fatkeqësisht rezultati është i ditur”, u shpreh Shehaj.

Agron Shehaj: Nuk shoh ndonjë ndryshim, tregon një pushtet absolut që qeveria ka pothuajse në cdo fushë.

Nëse në spitalet e Shqipërisë nuk ka ilace nuk është se duke ndërruar ministrin, do të vijnë ilacet.

Është fakt që në spitalet nuk të prek njeri me dorë nëse nuk paguan. Vlen në shëndetësi, në arsim, vlen në ekonomi.

Historia ka treguar se demokracia sjell mirëqënie. Ne na duhet demokracia.

Propozimi im është i thjeshtë. Para 3 muajsh PS mori 49 % të votave, PD 32 % Duke parë zgjedhjet e para 3 muajve, Rama e ka fitoren në xhep. Nëse PD do të zgjedhë një anëtar të PD.

Cila është alternativa për të fituar, sepse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, e tha vetë kryeministri kur tha se nuk ka nevojë vendi për rrotacion politik.

Në këtë gjendje cila është zjgidhja e vetme, nuk është të bashkohemi rreth PD e Berishës apo Mundësisë, e vetmja mundësi të dalim me një kandidat jo anëtar të partive politike që të bëjë bashkë, 32 % e PD, 6% . vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund të fitojë Tiranën për të cilën fatkeqësisht rezultati është i ditur.