Gazetari Namir Lapardhaja në një postim në rrjetin social facebook ka ironizuar gjendjen e politikës në Shqipëri, ku në partitë tona askush nuk pipëtin ndaj liderit të partisë.
Lapardhaja ka vënë përballë dy grupimet më të mëdha duke u shprehur mirë që te Rama nuk flasin se ka pushtet të madh, po te Berisha pse nuk flasin, duke mos pasur asnjë pushtet në dorë.
Ai ironizon më tej deputetët e PD-së, duke u shprehur se si mund të flasin kundër Ramës në Parlament këta që nuk pipëtijnë kundër Berishës, pavarësisht se mendojnë ndryshe nga ai.
“Po mirë, Edi Rama ka gjithë atë pushtet dhe normalisht askush nuk ka guxim t’i dalë kundër brenda PS-së, sepse i tillë është pushteti, po Berishën që nuk ka asgjë në dorë, vetëm fjalën dhe sharjet, pse nuk e kundërshton askush në mbledhje grupi parlamentar dhe t’i thotë që nuk jemi dakort me zgjedhjet e tua, me strategjinë tënde dhe me emrat që t’i na solle. Nuk besoj se ishte vetëm B. Leskaj kundër me propozimet e Berishës, por të tjerët s’kanë b.thë të flasin para tij. Tani imagjinoni këta që s’kanë guxim dhe mendere të kundërshtojnë Berishën, do shkojnë në parlament dhe do t’i tregojnë dhëmbët Ramës. Aaaa pika..pika…!” – shkruan Lapardhaja në një reagimin e tij.







