Profesoresha e radiologjisë, Evis Sula, është ministrja e re e Shëndetësisë.
Gjatë mbledhjes së asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka nisur prezantimin e qeverisë së re për mandatin e katërt në krye të vendit.
Rama tha se Evis Sala do të mbajë tashmë detyrën e ministres së Shëndetësisë.
Ai theksoi se ajo ka një CV të pasur që e bën të përshtatshme për këtë detyrë të rëndësishme në qeveri.







