Ballina Sport Në Tiranë merret vendimi që i jep Madridit Champions Leaguen

Në Tiranë merret vendimi që i jep Madridit Champions Leaguen

23
0

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s zhvilloi pasditen e sotme mbledhjen e radhës në Tiranë dhe mori disa vendime të rëndësishme lidhur me të ardhmen e futbollit europian.

Nën drejtimin e Presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin, anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s votuan stadiumin “Metropolitano” të Madridit si vendin pritës të finales së Champiions League për vitin 2027. Stadiumi kombëtar i Varshavës do të presë finalen e Champiions League për vajza në vitin 2027, ndërsa finalja e Superkupës së UEFA/s do të luhet në Salzburg.

Finalja e Ligës së Kampionëve në futsall për vitin 2026 do të luhet në Pesaro të Italisë, finalja e EURO U-19 në futsall do të luhet në Astana ndërsa finalja e Europianit të futsallit për vajza për vitin 2027 do të luhet në Osijek.

KE-ja e UEFA-s mori gjithashtu disa vendime të tjera dhe diskutoi çështjet si më poshtë:

Dëmtimet afatgjata të lojtarëve në fushë në kompeticionet e klubeve të UEFA-s për djem

Komiteti Ekzekutiv miratoi një ndryshim në rregulloret e kompeticioneve të klubeve të UEFA-s për djem 2025/26, për të lejuar zëvendësimin e përkohshëm të maksimumi një lojtari në fushë që pëson dëmtim ose sëmundje afatgjatë, gjatë fazës së ligës, deri në javën e gjashtë të ndeshjeve ( e përfshirë).

Arsyeja e këtij ndryshimi është të garantohet që listat e skuadrave të mos reduktohen në mënyrë të padrejtë dhe që lojtarët të mbrohen nga ngarkesa shtesë.

Bonuse për Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza 2025

Komiteti miratoi një shumë totale prej 1,000,000 € për shpërndarje, bazuar në renditjen e ekipeve në Finalet e Ligës së Kombeve të UEFA-s për vajza, si më poshtë:

Vendi i katërt: 150.000 euro (15% rritje)

Vendi i tretë: 200,000 (20% rritje)

Vendi i dytë: 250,000 euro (25% rritje)

Vendi i parë: 400.000 euro (40% rritje)

Kërkesë për autorizimin e zhvillimit të ndeshjeve të kampionatit kombëtar jashtë territorit të UEFA-s

Komiteti Ekzekutiv diskutoi kërkesat nga RFEF (Federata Spanjolle e Futbollit) dhe FIGC (Federata Italiane e Futbollit) për të miratuar zhvillimin e një ndeshjeje të kampionatit kombëtar secila jashtë vendit të tyre, në veçanti jashtë territorit të UEFA-s.

Komiteti e njohu këtë si një çështje të rëndësishme dhe në rritje, por shprehu dëshirën për të siguruar mendimin e të gjithë aktorëve përpara se të merret një vendim përfundimtar.

Ka shumë çështje për t’u zgjidhur dhe, si organ drejtues i futbollit europian, UEFA ka përgjegjësinë të marrë parasysh të gjithë faktorët e tillë. Si rezultat, nuk u mor asnjë vendim sot, por UEFA do të ndërmarrë një raund konsultimesh me të gjithë aktorët e përfshirë në futbollin europian, përfshirë edhe tifozët.