Nga Eduard Zaloshnja
Qysh nga 11 maji, Berisha dhe politikanë të tjerë të PD-së kanëdalë përditë nëpër ekrane, duke u munduar të shpjegojnë sesi janë shtuar votat e PS-së (“treni bullgar” në një fshat të Peqinit, kamera e qendrës së votimit në një fshat të Fierit, bonuset e pensionistëve, votat e emigrantëve nga Greqia, etj, etj.). Por para se të shpjegojnë pse u rritën votat e PS-së, ata duhet tëshpjegojnë pse votat për koalicionet zyrtare të PD-së kanëpësuar rënie dramatike nga 2009-ta e këtej…
Kështu, më 2009, koalicioni zyrtar i PD-së siguroi plot 713 mijëvota të vlefshme (shihni grafikun e mëposhtëm). Nga zgjedhja në zgjedhje, votat e koalicioneve të PD-së u tkurrën, dhe më 11 maj 2025 zbritën në 529 mijë. Edhe këtë nivel të ulët e kapën falë ndihmës së 30 mijë votave të ish-LSI-së dhe të 47 mijëemigrantëve që e dërguan votën me postë…
*Më 2025 koalicionit të PD-së iu bashkua edhe ish-LSI-ja, dhe votuan për të edhe 47 mijë emigrantë (që s’mund të votonin mëparë me postë)